Kurti refuzoi vaksinat për të mos dëmtuar fushatën e Boiken Abazit në Tiranë

Prishtinë | 11 Pri 2021 | 21:12 | Nga Ekonomia Online

Analisti i njohur nga Shqipëria, Mero Baze, ka kritikuar ashpër vizitën e fushatën që Qeveria Kurti po bën në Shqipëri pak para zgjedhjeve atje, e në anën tjetër Kosova mbetet e goditur rëndë nga pandemia duke pasur vështirësi të këndellet e të vaksinoj qytetarët.

Baze, tha se përderisa po shohim Kurti duke bërë fushatë në Shqipëri me disa kandidatë që mezi u kuptohen emrat, tregon qartë se ai refuzoi vaksinat nga Rama për mësuesit kosovarë, pasi mendonte se janë pjesë e fushatës politike.

‘’ Një këshilltar i Albin Kurtit, i angazhuar pranë stat të kandidatit të Tiranës, ka shpjeguar në një koment të tij, se Edi Rama donte t’i përdorte këto vaksina për fushatë elektorale dhe përfundimi “logjik” i arsyetimit është se kështu do të dëmtoheshin, kandidaturat e Albin Kurtit në fushatën elektorale në Shqipëri. E thënë më shkurt, qytetarët e Kosovës nuk po marrin vaksina nga Shqipëria, se dëmtojnë fushatën elektorale të Bojken Abazit në Tiranë dhe atyre dy të tjerëve’’, shkroi Abazi.

Ai tha se nuk ekziston asnjë rast i refuzimit të vaksinave në botë, përveç rastit të Kurtit ndaj Shqipërisë, shkruan Gazeta Metro.

Abazi, shtoi se mbetet të shihet se çfarë do bëhet pas zgjedhjeve, kur Kurti dhe Boiken Abazi ta shikojnë sa vota kanë marrë, dhe kështu do kuptojmë nëse ia ka vlejtur të vdesë Kosova për ta.

“Nuk di vërtet sa është gati të vdesë Kosova për Bojkenin, por di që në Tiranë, “po vdesin” ta shikojnë sa vota do marrë më 25 prill, me këtë strategji Albini dhe Bojkeni. Pastaj do ta kuptojmë më mire, a ja ka vlejtur të vdesë Kosova për ta’’, përfundoi Abazi.

Të ngjashme