Kurti refuzon t’u përgjigjet deputetëve, për shkak të mosvotimit të Marrëveshjeve Ndërkombëtare

Prishtinë | 06 Tet 2023 | 11:40 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka refuzuar që t’u përgjigjet deputetëve në pyetjet parlamentare deputetëve, raporton Ekonomia Online. Kjo sipas Kurtit do të bëhet shkak i mosvotimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Më tej, ai tha se nuk mund të bëhen pyetje parlamentare dhe ta dëmtosh shtetin në masën e përgjithshme prej 360 milionë euro nga marrëveshjet ndërkombëtare.

“Duhet të jemi kolegë të të njëjtit shtet, e jemi të njëjtit shtet nëse bëhet fjalë për mbrojtjen dhe përfaqësimin e interesit publik dhe shtetëror. Nuk ka pasur kryeministër në Kosovën e pavarur që është përgjigjur më shpesh dhe më me përpikëri pyetjeve parlamentare”.

“Nga 377 marrëveshje ndërkombëtare që unë kur isha opozitë kanë kaluar këtu, vetëm tri prej tyre nuk janë votuar. 374 janë votuar. Rrjedhimisht, atëherë kur jeni deputete e kuvendit të Republikës së Kosovës, vetëm atëherë unë do të përgjigjem në pyetjen parlamentare sepse sigurohem që bëhet fjalë për parlamentin e Kosovës”, tha Kurti.

“Prandaj, me keqardhje unë nuk mund të përgjigjem në pyetjet parlamentare që nuk vijnë nga ky parlament”, tha ai.

E për këtë reagoi deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

“Shëtitu sa të duash nëpër Greqi se asgjë hajrin nuk po ta sheh Kosova”.

Të ngjashme