Kryeministri Albin Kurti nuk ka dashur të flasë rreth takimit të grupeve teknike të Kosovës dhe Serbisë, ku do të diskutohet lidhur me çështjen e targav, raporton Ekonomia Online.
“Jemi në Trepçë dhe për këtë e keni zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi”.
Një grup punues i përbërë nga përfaqësues të Bashkimit Evropian, palës së Prishtinës dhe Beogradit dhe kryesuar nga BE-ja do të takohet për të gjetur një zgjidhje të përhershme për çështjen e targave bazuar në standardet dhe praktikat e BE-së.
Kurse me 4 tetor ka nisur edhe zbatimi i pikës së dytë të marrëveshjes së arritur në Bruksel që ka të bëjë me vendosjen stikersave në targat e automjeteve. Kjo do të zgjas deri në zgjidhje të përhershme.
Këto komente Kurti i bëri kur bashkë me ministren e Ekonomisë Artane Rizvanolli vizituan Trepça.