Kurti sërish përmend padinë ndaj Serbisë: Asociacionin mund të përmirësojmë vetëm bashkë

Prishtinë | 17 Maj 2021 | 11:01 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti gjatë prezantimit të Programit Qeverisës në Kuvend ka folur edhe lidhur me dialogun me Serbinë, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se dialog do të ketë vetëm si palë e barabartë dhe jo si temë e dialogut.

Kurti e ka ftuar opozitën që të bashkëpunojë rreth këtij procesi, derisa i ka përmendur Asociacionin tha se mund t’i këtë çështje përmirësojnë vetëm së bashku këto.

“Do të ngrisim padi ndaj Serbisë për gjenocidin e kryer në Kosovë. Aleanca me SHBA do të thellohet mbi planet e tona të përbashkëta”.

“Anëtarësimi në BE mbetet prioritet dhe proces që nuk do të ngadalësohet. Kosova e pranon dialogun me Serbia si palë e barabartë sikur zbardhja e fatit të pagjeturve”.

“Kosova nuk do të marr pjesë në asnjë tryezë ku Kosova trajtohet si temë e dialogut. Marrëveshja për asociacionin, krijimin e diskursit për shkëmbime territoriale e marrëveshje të dëmshme që i keni bërë dhe nëse i keni ra pishman ejani të punojmë së bashku dhe ti përmirësojmë”.

Gjatë prezantimit të programit, Kurti për secilën ministër dha nga një epitet,  e për këtë me “duartrokitje” kanë reaguar edhe opozita.

Të ngjashme