Deputetka e AAK-së, Time Kadrijaj i është drejtuar kryeministrit Kurti duke e pyetur se edhe për sa kohë do të vazhdohet të paguhet rryma në veri.
Kryeministri Kurti i është përgjigjur duke i thënë se nuk kanë paguar asnjë paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri.
“Në pyetjen tuaj keni deklaruar se Qeveria e Kosovës ka paguar 6 milionë euro për energjinë e shpenzuar në veri në kohë fushate, kjo është e pasaktë, Qeveria e Kosovës nuk ka paguar asnjë euro për energjinë e shpenzuar në veri”.
Tutje, ai tha se Qeveria po punon në plotësimin e rekomandimit të fundit të Kuvendit për këtë çështje.
“Ndërmarrja publike KOSTT-i ka vazhduar që të mbulojë devijimet e energjisë elektrike në këto katër komuna. Qeveria e Kosovës është duke punuar intensivisht për të plotësuar rekomandimin e fundit të Kuvendit për këtë çështje”, u shpreh Kurti.