Partia Demokratike Turke e Kosovës nën udhëheqjen e Fikrim Damkës në zgjedhjet e 14 shkurtit fitoi dy deputetë në Kuvendin e Kosovës.
Damka pak orë para votimit të Qeverisë Kurti 2, ka konfirmuar për Reporterin se bashkë me deputetin Fidan Jilta do ta çojnë dorën për të votuar ‘pro’ formimit të qeverisë së re.
Ndonëse ditë më parë si kusht për ta votuar Qeverinë, Damka kishte kërkuar një ministrit, sot kur pritet votimi në Kuvend i Qeverisë Kurti 2, deputeti turk ka deklaruar votën pro saj. Por, pa treguar saktësisht se a i është dhënë ministria që e ka kërkuar.
“Ende nuk jemi marrë vesh. Gjatë ditës do të votohet Qeveria. Nuk mund të them pa folur me kryeministrin por po Qeveria do të ketë dy votat tona”, tha Damka.
Krahas Damkas, në Parlament, turqit do t’i përfaqësojë edhe Fidan Jilta.
Në zgjedhjet e 14 shkurtit, partia që e udhëheqë Damka, mori gati 6 mijë e 500 vota duke dalë partia e parë e komunitetit turk që jeton në Kosovë.