Kurti: S’jemi të interesuar për tensionim të situatës, t’i heqim të dyja shtetet targat e përkohshme

Prishtinë | 22 Sht 2021 | 10:49 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Para fillimit të mbledhjes së Qeverisë kryeministri i vendit Albin Kurti ka folur para kabinetit qeveritar për situatën e krijuar në pikën kufitare të Jarinjës, derisa ka falënderuar MPB dhe Policinë e Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se nuk është në interes të askujt tensionimi i situatës, derisa i ka bërë thirrje kryetarëve të komunave në veri që të zhbllokojnë rrugën.

Ai e ka quajtur ta drejtë vendimin, derisa shtoi se kjo garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve.

“Që nga data 20 shtator ka filluar zbatimi i Qeverisë për targat e përkohshme. Me këtë rast falënderoj MPB për punën e shkëlqyer këto dy ditë në administrimin e këtij vendimi. Falënderoj policët për profesionalizimin dhe korrektësinë e tyre. Vendimi është i drejtë dhe garanton lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës përfshirë edhe ata serbë. Përgjigja politike e këtyre ditëve nga qytetarët tanë dhe serbët lokal tregon më së mirë gatishmërinë r tyre”.

“Pengesat në rrugë janë duke u vërë me disa kamionë dhe kjo përmban shkelje, ftoj kryetarët e komunave në veri që të tërheqin veturat zyrtare nga komuna. Vënia e ligjshmërisë në vend është interes i të gjithëve. Për incidente dhe eskalim nuk kanë interes shteti i Kosovës. dhe as qytetarët e vendit tonë, nuk ka interes as Serbia duket se vetëm një individ ka interes për incident e ky është presidenti i Serbisë”.

Kurti tha se oferta e vetme është që tabelat e përkohshme t’i heqin të dyja palët, pasi që nuk është në interes të Serbisë mosvazhdimi i dialogut.

Ai ka folur edhe për situatën me pandeminë, derisa tha se që nga marrja e detyrës kanë siguruar 2.2 milionë vaksina.

Kurti tha se pandemisë i vije fundi vetëm duke u vaksinuar. Ai për këto gjashtë muaj ka përmendur edhe disa prej vendimeve që ka marr Qeveria, përfshirë heqjen e homologimit, përkrahjen për fermerët, shtesat për fëmijë e lehonat.

“Sot janë bërë gjashtë muaj që nga formimi i qeverisë, në mesin e shumë problemeve ishte menaxhimi i pandemisë. I kemi siguruar 2.2 milionë vaksina, bazuar në planin që kishim për vaksinimin e 60% të grup moshave”.

“Varianti Delta ka marr jetë njerëzish dhe në emër të qeverisë shpreh ngushëllime për secilën jetë të humbur duke shpresuar që kësaj pandemia po i vije fundi e që fundin do ta shohim më shpejtë nëse vaksinohemi. Kemi mbështetur personelin shëndetësor, policët, kemi marr vendim për lehonat, kemi marr vendim që nga 1 tetori arsimi i lartë të jetë falas”.

Kurti tha se qeverisja e mirë nuk do të ndalet as një ditë, derisa shtoi se do të vijnë edhe mandatet të tjera, raporton EO.

“I kemi edhe 3 muaj deri je fund të viti edhe tri vite deri në fund të mandatit edhe pastaj mandate të tjera. Një ndër prioritetet kryesore për këta dy muaj është aplikimi për fondet e IPA3”.

Të ngjashme