Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se nuk ka ndonjë informacion zyrtar nëse ka të plagosur apo të vrarë nga grupi kriminal.
Kurti tha se ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla bashkë me drejtorin e Policisë, Gazmend Hoxha janë në kampin në Belvedere.
“Jam në Prishtinë me zëvendësdrejtorin Hoti, ndërsa Svecla e Hoxha janë në Belvedere. Ne jemi vazhdimisht në komunikim. Të vetmet momente kur s’munda janë këto. Menjëherë do të vazhdojmë të marrim lajmet më të reja, por në këto momente s’mund ta konfirmoj këtë”, tha Kurti.
Më tej, ai tha se në momentin që policia i jep informacion zyrtar, i njëjti do të ndahet me publikun.