Kurti: S’mund të flas me data për liberalizim, e kemi përmirësuar imazhin e Kosovës të para dy viteve

Prishtinë | 18 Qer 2022 | 14:22 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti shprehet me shpresë që muajin e ardhshëm të marrim dritë të gjelbër për liberalizim të vizave, duke thënë se Kosova i ka plotësuar moti kushtet e vendosura nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë se një nga problemet pse nuk ka ndodhur heqja e vizave ka qenë edhe imazhi i shtetit të Kosovës, për çka tha se me ardhjen e qeverisë së tij ka ndryshuar për të mire edhe kjo.

‘’Besoj që imazhi i Kosovës në masë të konsiderueshme është rregulluar. Dhe kjo duhet të rregullohet në qëndrimet e BE-së karshi neve. Ne kemi plotësuar kriteret dhe në muajin e ardhshëm bëhen 4 vjet prej se është rekomanduar për herë të dytë liberalizimi. Është theksuar problem në imazhin e Kosovës. Kemi punuar shumë dhe organizatat prestigjioze kanë dëshmuar se imazhi i Kosovës nuk është i para dy viteve. Shpresoj kjo të reflektojë. Por nuk mund të flasë me datë se kur bëhet liberalizimi sepse nuk është çështja e jona. Ne po i bëjmë aq sa mundemi detyrat dhe shpresojmë në të mirën. Por nuk mund të flasim në emrin e tyre.’’, tha Kurti.

Të ngjashme