Ish-lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti gjatë seancës së jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit që po zhvillohet në Kuvendin e Kosovës ka thënë që nuk mund t’i besojmë sistemit të drejtësisë për zbardhjen e këtij rasti.
Kurti gjatë fjalës së tij ka thënë se shteti mund të ketë gisht në vdekjen e Deharit në burgun e Prizrenit.
“Nuk mund t’i besojmë sistemit të drejtësisë për zbardhjen e rastit të Astrit Deharit”.
“Ata kanë pritur 11 ditë për të publikuar raportitn e autopsisë për Deharin”.
“Arrestimi i gjashtë aktivistët të VV-së është përgatitur qysh në muajin qershor në këtë Qeveri”.
“Këta prokurorë duhet të hetohen vet në vend se ta intervistojnë dikë tjetër”.
“Ka dështuar ky proces Astriti nuk është fizikisht sot mes nesh, nga një njeri i mirë e student shembullor e qytetar aktiv e aktivist politik u shndërrua në një simbol të shoqërisë”.
“Sigurisht që këtë betejë do ta fitojmë”, ka thënë Kurti.