Kurti sot pret në takim ish-kryeministrin britanik

Prishtinë | 10 Qer 2024 | 07:59 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, merr pjesë në konferencën shkencore për 25-vjetorin e ndërhyrjes së NATO’s dhe Çlirimit të Kosovës: ”Një çerek shekulli shtetndërtim, sfida dhe arritje- qasje multidisiplinare”

Konferenca do të mbahet në ora 09:00 në AShAK.

Ndërkaq në ora 10:00, Kurti, merr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës për nder të ish- kryeministrit britanik, Tony Blair.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti më pas do e pret në takim ish- kryeministrin britanik në Qeveri në ora 10:45.

Kryeministri po ashtu do të marrë pjesë në shënimin e 146- vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Ky organizim do të mbahet te Kompleksi Monumental i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Të ngjashme