Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se ka pasur opsione nga Brukseli për një marrëveshje, por se duhet të shihet edhe pas takimit të sotëm nëse ata (Brukseli dhe ShBA-ja) kanë opsione të reja.
Ai tha se opsionet e pranueshme për Kosovën janë ato që janë në përpuethshmëri me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës por edhe në frymën e parimit të reciprocitetit.
“Duhet ta shohim takimin e sotëm se a kanë opsione të tjera të reja, por opsionet ku Kosova duhet të prodhojë targa neutrale për vetveten nuk vijnë në konsiderim me mua si kryeministër e me këtë udhëheqje demokratike”, është shprehur Kurti.
Tutje, ai tha se nuk mund të ketë statuse neutrale në Kosovë, tekksa shtoi se targat e Kosovës janë ato RKS, ndërsa targa të UNMIK-ut Kosova nuk prodhon dhe sipas tij, kjo nuk ka të bëjë me të personalisht, por me pozitën e kryeministrit të cilën ai e mban.
“Unë nuk do të isha kryeministër po të mos ishte Kosova Republikë, unë s’mund të bëjë asgjë kundër Republikës, përveç që s’dua”, është shprehur Kurti.