Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me të ngarkuarën me punë në Izrael, Ines Demiri, kanë marrë pjesë në një takim virtual me Odën Amerikano-Izraelite për Tregti.
Derisa njoftoi për ngjarjen, Kurti shkroi se vendet kanë lidhje historike mes vete dhe se shpreson që të thellohet edhe më shumë bashkëpunimi ekonomik.
“Kënaqësi të flisja në eventin e Odës Ekonomike Amerikano-Izraelite, së bashku me të ngarkuarën me punë të Kosovës në Izrael, Ines Demiri. Popujt tanë ndajnë kanë lidhje historike dhe ne mezi presim që t’i forcojmë tash, sidomos në bashkëpunimin ekonomik”, ka shkruar Kurti.