Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, priti në takim dhe në një drekë pune Ministrin e Ekonomisë dhe Industrisë të Estonisë, Erkki Keldo.
Bëhet e ditur se Kurti vlerësoi partneritetin dhe bashkëpunimin me Estoninë si anëtare e BE-së dhe NATO-së si dhe mbështetjen e integrimit tonë euro-atlantik.
“Me Estoninë ndajmë realitete të ngjashme të sigurisë dhe një përkushtim ndaj sovranitetit, demokracisë dhe qëndrueshmërisë. Në takim u bisedua për përvojën e suksesshme të Estonisë në fushën e teknologjisë dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave dhe thellimin e bashkëpunimit në shërbimet digjitale, inovacion, infrastrukturë dhe energji”, thuhet në njoftim.
