Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ministrin për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, Martin Dvořák, raporton Ekonomia Online.
Ministri Martin Dvořák, gjatë ditës është takuar edhe me presidenten Vjosa Osmani.
Pas përfundimit të takimeve bilaterale, zëvendëskryeministri Bislimi dhe Ministri për Çështje Evropiane të Republikës së Çekisë, Martin Dvorak, do të mbajnë konferencë për media.