Kurti takoi profesorin Sean Murphy, i cili e mbrojti Kosovën në GjND

Prishtinë | 16 Maj 2023 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim profesorin Sean Murphy nga George Washington University, së bashku me rektorin e Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi.

Sipas një komunikate nga ZKM, Kurti uroi profesor Murphyn për titullin ‘’Honoris Causa’’, që iu nda sot nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Gjatë takimit, Kryeministri dhe profesor Murphy biseduan për temat aktuale në vend, përfshirë çështjet e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, integrimin europian të Kosovës, si dhe të arriturat e Qeverisë në fushën e ekonomisë, luftimit të korrupsionit, sundimit të ligjit demokratizimit e lirisë së mediave.

Kryeministri falënderoi profesor Murphyn për kontributin e tij qenësor në mbrojtjen e qëndrimeve të Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, që rezultoi me opinionin e GjND-së për Kosovën, e në këtë drejtim, në fuqizimin e sovranitetit të Republikës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme