Të dorëhequrit e fundit nga pozitat e tyre në Lëvizjen Vetëvendosje janë njerëz që po e përdorin logjikën e Partisë Demokratike të Kosovës.
Kështu ka shkruar në llogarinë e saj në Facebook zyrtarja për media e Vetëvendosjes, Tinka Kurti.
“Kampi i vogël i të arratisurve nga e drejta elementare, sot e përsërisin PDK-në. E kanë përpunuar fjalëpërfjalshëm ‘e keni për pushtet’. Asnjëherë nuk është mirë me folë veç prej pozicionit ku përket, e përkatësinë e të cilit e ka përcaktuar një interes meskin”.
Madje ajo ka hezituar që të përçarit t’i quajë fraksion politik brenda Vetëvendosjes, por ka përdorur një bashkim fjalësh të përafërt po që s’ka fare kuptim të njëjtë.
“Prej të gjitha ‘kritikave’ asnjë nuk ishte e re nga faksioni”, shkruan ajo.
“As nuk e kanë marrë mundin të bëjnë një analizë apo të shpikin diçka. Japin informacione të shkëputura e deklarata të përçarta. Shkruajnë materiale me subjekt dorëheqjen që e bëjnë tekstin lajm të botueshëm”.
“Kritikat (kryesisht etiketa shpifëse) që po përdoren, që kundërshtarët e Lëvizjes i kanë shpikur ndër vite, e tash po ripërpunohen dobët. Këto etiketa, Lëvizja ka dëshmuar që nuk i meriton dhe akuzuesit janë demantuar si njerëz joseriozë para publikut”.
“E prej të gjitha etiketimve më hipokritja është kur quhet ‘oportunist’ kushdo që mbron sot të drejtën, kur thjesht ngulmon e habitet ‘pse jo Albini?’.