Kryeministri i vendi, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është një halë të cilën presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e sheh si pengesë për projektin e vet. “Në të kaluarën presidenti rus na përmendte një herë në muaj, tash na përmend nga disa herë në javë dhe duket qartazi se Republika e Kosovës është një […]
Kurti thotë që Kosova është një halë të cilën Putini e konsideron pengesë për projektin e vet

Kryeministri i vendi, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është një halë të cilën presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e sheh si pengesë për projektin e vet.
“Në të kaluarën presidenti rus na përmendte një herë në muaj, tash na përmend nga disa herë në javë dhe duket qartazi se Republika e Kosovës është një halë të cilën ai e konsideron që e pengon në projektin e vet”, ka thënë Kurti në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP.











