Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti në seancën e Kuvendit, tha se besimi i politikanëve se gruaja është fisnike nuk zgjidhë problemet e saj. Ai tha se politikanët duhet të bëjnë reforma për hapjen e tregut të punës në të cilin gratë do të përfshiheshin, raporton Ekonomia Online.
“Përshëndetjet dhe urimet nuk mund ta mbulojnë problemin e diskrimimin që kanë gratë. Ato janë shumë të papuna dhe më të varfëra e më shpesh të dhunës fizike e formale. Por edhe po të ishte besimi se gruaja është qenie fisnike nuk është i vërtetë. Këta politikanë duhet të ndërmarrin reforma dhe të hapin tregun e punës për gratë dhe do t’i kishin ndaluar stereotipizimet diskriminuese në media, shkollë apo dhe tregje”, tha Kurti.
Sipas tij dita e gruas do të duhej të hapte temën e punësimit të grave dhe prezencës së tyre më të madhe në proceset shoqërore për zhvillimin e vendit.