Kurti u kërkon angazhim kryetarëve të veriut, akuzon Beogradin për fushatë të egër karshi serbëve

Prishtinë | 24 Pri 2023 | 12:57 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti, i ka komentua zgjedhjet e mbajtura në veri të vendit të dielën, raporton Ekonomia Online.

Me këtë rast ai ka uruar të katër kryetarët e rijnë, për çka u ka kërkuar që të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim etnie, prejardhje, pa dallim feje apo gjinie.

Sipas tij, fushat e egër e Beogradit përmes shantazhit, frikësimit dhe e kërcënimit bëri që të ketë dalje të ulët të qytetarëve në zgjedhje.

“Dje janë mbajtur zgjedhjet lokale në katër komunat veriore të Kosovës. I kemi katër kryetar të rijnë tani. Unë i’u uroj fitoren atyre ju dëshirojë punë të mbarë dhe zotohem se Qeveri do t’i mbështes e do t’i ndihmojë. Janë krijuar kushtet që shërbimet publike, funksionimi i sistemit dhe qëndrueshmëri e institucioneve të rezultojë në mirëqenie më të mirë për të gjithë qytetarë pa dallim”.

“Me këtë rast prej gjithë atyre që u zgjodhën nga dje kërkoj që të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim etnie, prejardhje, pa dallim feje apo gjinie. Duhet të dëshmohen se ashtu siç i kanë fituar qytetar, siç e thotë Kushtetuta janë në nivel të detyre që të jenë gjithëpërfshirës duke mos diskriminuar askënd. Zgjedhjet kaluan të qeta dhe pa incidente”.

“Falënderoj KQZ për organizimi, Policinë për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen. Fushat e egër e Beogradit zyrat e cila u ekzekutua edhe nga element kriminale në terrene ne veri të Kosovës pa dyshim që ishte një  fushatë e shantazhit frikësimit dhe e kërcënimit e cila për pasoj pati daljen e ulët të qytetarëve. Mua më vjen keq që partitë të caktuar kanë ftuar për bojkot, thirrja nuk është e tyre thirrja është e Beogradit. Tash unë pres që atje të konsolidohen institucionet dhe sa më shumë të i’u shërbejnë qytetarëve pa dallim”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme