Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar, pritet të takohet me zyrtarë të institucioneve

Prishtinë | 12 Shk 2024 | 09:58 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar.

Sipas njoftimit, ai atje do të qëndrojë për një ditë dhe do të zhvillojë takime me zyrtarë të institucioneve.

Krahas këtyre takimeve, Zyra e Kryeministrit njofton se Kurti do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’.

Të ngjashme