Kurti uron fituesit e zgjedhjeve: Pati defekte të brendshme, të gjithë u bashkuan kundër VV-së

Prishtinë | 15 Nën 2021 | 12:43 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Albin Kurti ka uruar fituesit e balotazhit të 14 nëntorit, duke theksuar se kryetarët e zgjedhur të komunave do të kenë shumë beteja dhe punë në përballje me krimin e korrupsionin, raporton Ekonomia Online.

Kurti tha se do të bashkëpunojë me të gjithë kryetarët, pa dallim se nga cila parti vijnë.

I pari i Lëvizjes Vetëvendosjes tha se rezultati ishte jo i kënaqshëm për ta, dhe kjo vjen si rezultat i disa personave.

“Administrimi i procesit zgjedhor të balotazhit nga KQZ ishte shumë i mirë. Me këtë rasti i përgëzoj për angazhimin dhe efikasitetin. I uroj të gjithë kryetarët e komunave të cilët u zgjodhën dje”.

Kurti ka folur sërish për shpërlarje të parave në sektorin e ndërtimit.

“Ata do të kenë shumë punë e beteja në përballje me krimin e korrupsionin, posaçërisht në fushën e ndërtimit të egër ku para të mëdha nëpër qytetet tona po shpërlahen duke shkatërruar me ndërtim të egër”.

“Unë do të bashkëpunoj me ta në këtë betejë. Me të gjithë ata që duan ta luftojnë krimin dhe do t’i mbikëqyr me shumë vëmendje”, deklaroi kryeministri.

“Rezultati jo i kënaqshëm për neve vjen si rezultat i disa defekteve të brendshme të cilat duhen t’i analizojmë më gjatë në vijim si dhe i bashkimit të të gjithë të tjerëve kundër VV-së”.


Të ngjashme