Kurti uron popullin e Turqisë për një shekull sovranitet e parlamentarizëm

Prishtinë | 23 Pri 2020 | 10:03 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka uruar popullin e Republikës Turke për një shekull sovranitet e parlamentarizëm.

Ai ka thënë se Kosova është atdhe i një minoriteti turk, me kontribute të rëndësishme për vendin.

“Kosova ka gjetur mbështetje dhe miqësi te Turqia, si vend i rëndësishëm i NATO-s, por edhe si vend mik i shqiptarëve. Po ashtu, Kosova është atdhe i një minoriteti turk, me kontribute të rëndësishme në vendin tonë”.

“Prandaj, në këtë përvjetor të rëndësishëm, dua ta uroj popullin e Republikës Turke për një shekull sovranitet e parlamentarizëm. Ua uroj këtë datë të gjithë institucioneve të Turqisë, me në krye presidentin Erdogan, siç ua uroj edhe gjithë turqve të Kosovës. Patjetër, ua uroj edhe fëmijëve, meqë në Turqi kjo është edhe festë e fëmijëve”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme