Kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i VV-së, Albin Kurti, nuk ka dalë në asnjë konferencë për medie për të komentuar rezultatet e zgjedhjeve lokale që janë mbajtur sot në Kosovë.
Sipas shifrave të fundit nga KQZ, Vetëvendosje e ka humbur Mitrovicën, pasi në këtë komunë po prinë bindshëm Bedri Hamza (PDK).
Ndërsa në Kamenicë, Podujevë e Gjilan VV ka mundësi që shkon në balotazh.
Por në Prishtinë po prinë kandidati i VV-së, Arben Vitia.
Mirëpo, për dallim nga Kurti, liderët e LDK-së dhe PDK-së kanë dalë në konferencë.
Memli Krasniqi i PDK-së ka thënë se partia e tij i fiton 5 komuna pa balotazh dhe pret t’i fitojë edhe 7 të tjera në balotazh.
Ndërsa, Abdixhiku, ka thënë që do të shkojnë në Podujevë për të festuar
Ndërsa Krasniqi i PDK-së tha se në pesë komuna partia e tij fiton pa balotazh, ndërkohë që në rundin e dytë të zgjedhjeve presin t’i fitojnë edhe 7 komuna të tjera.