Kurti viziton ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës, flet për zhvillimet politike

Prishtinë | 09 Nën 2019 | 08:56 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, në kuadër të vizitës dy ditore në Paris, ka vizituar ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës në Quai D’Orsay.

Aty është takuar me drejtorin për Evropën Kontinentale, Frédéric Mondoloni, shefin e Departamentit për Ballkanin Perëndimor, Thomas Bertin, dhe drejtorin e Kabinetit të Ministrit të Çështjeve Evropiane, Vincent Guerenda.

“Pas urimeve të tyre për suksesin tonë në zgjedhje dhe falënderimeve të mia për mbështetjen e Francës për Kosovën, diskutuam për marrëdhëniet bilaterale midis dy shteteve tona, zhvillimet politike në Kosovë dhe situatën rajonale në Ballkan”.

Në kuadër të vizitës dyditore në Paris, dje isha në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës në Quai D'Orsay ku takova…

Gepostet von Albin Kurti am Freitag, 8. November 2019
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme