Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se do të punojnë që të realizohen marrëveshjet Kosovë-Shqipëri, raporton Ekonomia Online.
Madje ai u zotua se do të jap maksimumin për zbatimin e marrëveshjeve të arritura.
Kurti në një konferencë për medie me kryeministri Edi Rama, pas përfundimit të mbledhjes, shtoi se nuk e vë në dyshim që edhe pararendësit e tij kanë qenë të kënaqur me mbledhjet e kaluara.
“Me zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese të dy shteteve tona do të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, mirënie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në gjithë rajonin. Progresi në numrin me marrëveshjeve do të shoqërohet më cilësi në zbatimin e tyre”, ka thënë Kurti.
“Mirëpresim këtë diskutime për ta vlerësuar bashkëpunimin tonë ekonomik të deritanishëm dhe për të shqyrtuar mundësi e shtigje të reja, për tregje të reja e për kapacitete të zgjeruara”, ka thënë më tutje Kurti.
“Unë nuk e vë në dyshim që edhe pararendësit e mi kanë qenë të kënaqur me mbledhjet me mbajtura dhe nuk dyshoj në qëllimet e mira”.
Kurti, shtoi që duhet të tejkalohen kufijtë për të shkuar te njëri-tjetri, por nuk duhet të tejkalohet zbatimi i marrëveshjeve që do të firmosen.
Kurti tha që koha si udhëheqës të institucioneve është “kohë e shtetit që mbahet me tatimet dhe taksat e qytetarëve”.
“Faleminderit të gjithë anëtarëve të kabineteve tona qeveritare. Ju faleminderit për punën, angazhimin kontributin dhe t’i tejkalojmë kufijtë hapësinorë duke vajtur e ardhur tek njëri tjetri por të mos i kalojmë e tejkalojmë kufijtë kohorë të zbatimit të marrëveshjeve për të cilat dakordohemi tani sepse koha jonë si udhëheqës të institucioneve nuk është e jona, është kohë e shtetit që mbahet me tatimet dhe taksat e qytetarëve tanë dhe mirëmbahet prej qeverive tona të drejta”, u shpreh Kurti.