Kurtishaj: Shqipëria i vetmi destinacion konform buxhetit të çdo kosovari

Prishtinë | 18 Gus 2023 | 11:18 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Shoqatës së Turizmit në OEK, Ruzhdi Kurtishaj ka qenë i ftuar në “Mirëmëngjesi Kosovë” të RTK-së ku ka folur për interesimin e kosovarëve për pushime në Shqipëri.

Kurtishaj ka thënë se interesimi është gjithnjë në nivel, por vetëm ndryshojnë trendet dhe qasjet ndaj pushimeve verore.

“Shqipëria është i vetmi destinacion turistrik ku ka mundësi çdo qytetar i Kosovës pa marrë parasysh buxhetin familjar, moshës apo statusin gjinor të kaloj një pushim vjetor”, ka thënë ai.

Tutje është shprehur se kosovarët nuk planifikojnë destinacionin dhe kushtet e pushimeve vjetore më herët.

“Kosovës i mungojnë programe të caktuara rreth edukimit rreth planifikimeve të udhëtimeve verore. Qytetarët duhet të adresohen te agjencitë turistike që nga muaji nëntor e dhjetor, më së largu deri në muajin mars sa i përket pushimeve verore sa i përket vitit vijues”, është shprehur kreu i Shoqatës së Turizmit.

Të ngjashme