Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se qeveria e tij është në ditët e fundit të finalizimit të programit qeverisës, ani pse detyrën e kanë marrë tash e më shumë se një muaj.
Veç kësaj, Kurti është shprehur se programi është i përqëndruar në investime për krijimin e vendeve të punës, drejtësi dhe luftë kundër korrupsionit.
“Ne jemi në ditët e fundit të finalizimit të qeverisë sonë. program për 4 vitet e ardhshme, i përqendruar në investime për krijimin e vendeve të punës dhe drejtësinë për të luftuar korrupsionin”, thuhet në postimin e tij.
Ai gjithashtu ka thënë se pasi të kthehet nga Brukseli do të paraqesë programin qeverisës për miratim dhe do të fillojë punën.
“Menjëherë pasi të kthehem nga Brukseli javën tjetër, ne do të paraqesim programin në parlament për miratim dhe do të fillojmë axhendën tonë transformuese”, shton tutje i pari i ekzekutivit.
Kryeministri Kurti do të udhëtojë këtë javë që po vjen në Bruksel ku pritet të takohet me krerë të lartë politik për vendosjen e kontakteve të bashkëpunimit BE – Kosovë.
Kurti do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell të enjten.