Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë Nikolla Dimitrov sot qëndroi për vizitë pune në Vjenë në ftesë të shefit të diplomacisë austriake Sebastian Kurz, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Fakti që vizita është një nga vizita e para bilaterale të ministrit të Punëve të Jashtme Dimitrov në vendet-anëtare të BE-së, jashtë fqinjëve, paraqet konfirmim më shumë për lidhjet e fuqishme të miqësisë dhe bashkëpunim midis dy vendeve dhe popujve”, theksohet në kumtesën e MPJ-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në bisedën me kolegun e tij austriak, ministri Dimitrov u falënderua për mbështetjen konsistente dhe të hapur në rrugën tonë ndaj anëtarësimit në BE, duke theksuar se Austria paraqet një nga miqtë më të rëndësishëm të BE-së për rajonin. Në atë kuptim, Dimitrov veçanërisht e ka theksuar nevojën për arritjen e hapit esencial në procesin e integrimit të rajonit në BE edhe atë në dy anët – përfundim i detyrës vendore të vetë vendeve aspirante, por edhe futje të dinamikës së re në procesin e integrimit nga ana e vendeve anëtare.
“Republika e Maqedonisë në këtë rrugë është e vendosur, përmes punës së përkushtuar, t’ju ofrojë sa më shumë argumente partnerëve të tij evropianë dhe të paraqes shembull pozitiv për perspektivën evropiane të tërë rajonit. Kthimi i shpejtë i trenit integrativ për Brukselin mbrapa në binarët është nga rëndësia kyçe, ndërsa Maqedonia mund të jetë momenti i parë i ndritshëm në këtë rrugë të mundimshme”, konkludoi Dimitrov, njofton AIM.
Ministri austriak Kurz konfirmoi se Austria mbetet mbështetësja e fuqishme e ardhmërisë evropiane e Maqedonisë, duke i përshëndetur angazhimet e Qeverisë së re reformuese të Republikës së Maqedonisë për reforma themelore në zonat kyçe, si dhe politika e marrëdhënies së hapur dhe pozitiv me fqinjët e tyre. Kurc e inkurajoni Qeverisë që të vazhdojë me hapa të tilla.
Bisedimet e dy shefave të diplomacive kanë përfshirë edhe tema lidhur me migrimin dhe përparimin e bashkëpunimit bilateral, ndërsa janë këmbyer mendime edhe për tema aktuale politike-të sigurimit në rajonin tonë dhe më gjerë.
Në kuadër të vizitës së punës në Vjenë, ministri Dimitrov ka realizuar takim edhe me kryesuesin e Komisionit për politikë të jashtme në Këshillin nacional austriak, Jozef Çall dhe anëtarë të komisionit, kryetarin e Odës së industrialistëve të Austrisë, Georg Kapsh, ndërsa ka dhënë edhe intervistë për gazetën austriake ”Die Presse”.