Kusari: Kushtetuesja e Shqipërisë vendosi që vendimi për ndalimin e Tik Tok ka shkelur lirinë e shprehjes dhe të medias

Prishtinë | 11 Mar 2026 | 14:57 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë e ka nxjerrë qëndrimin në lidhje me vendimin e qeverisë shqiptare për ndalimin e Tik Tok e ku ka vlerësuar se ka shkelë lirinë e shprehjes dhe të medias.

Këtë e ka bërë të ditur juristja e medias, Flutura Kusari.

“Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë sapo vendosi qe vendimi i qeverise shqiptare për ndalimin e Tik Tok ka shkelur lirine e shprehjes dhe te medias. Urime Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë AGSH dhe BIRN Albania per kete fitore shume domethenese per Shqiperine dhe tere rajonin tone”, ka shkruar ajo.

Të ngjashme