Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se 24 marsi i vitit 1999 shënon fillimin e fundit të luftës në Kosovë e cila u intensifikua me bombardimet e NATO-s ku ndër të tjera e kujtoi edhe Madeleine Albright, raporton Ekonomia Online.
“Askush nuk e paramendoi se personazhja kryesore sekretarja e shtetit amerikan, Madeleine Albright, do të vazhdonte rrugën e saj në përjetësi. Simbolika përveç se është e veçante në vete përmban edhe një mesazh, atë të vendosjes të fokusit të gruas në të gjitha proceset”, tha ajo.
Kusari Lila tha se ish-sekretarja Madeleine Albright do të shërbejë shumë gjatë si inspirim për vajzat dhe gratë.
“Simboli më i mire i diplomates së rangut botëror. Dita e sotme na sjell shumë kujtime”.
Kryetarja e Kusari Lila tha se shembulli i saj mbetet në proceset edhe kur vendimmarrja është e vështirë.
Kusari tha se është shumë e rëndësishme të kujtojmë ushtarët e të rënë e gjeneratave që ranë për liri.