Kusari-Lila i quan të parëndësishme pretendimet e Haki Abazit

Prishtinë | 16 Shk 2023 | 16:01 | Nga Ekonomia Online

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka reaguar pas akuzave goxha të ashpra që sot deputeti Haki Abazi ia atribuoi asaj, të enjten para gazetarëve.

Ligjvënësi nga Ferizaj, Haki Abazi e ka cilësuar Kusari-Lilën si “çadra e Gadafit”.

Sipas Abazit, Mimoza Kusari-Lila ka votuar marrëveshje të dëmshme për Kosovën.

“Këtë valle ne e kemi parë të kaluarën, çadra e Gadafit ka shkatërru parti politike, ka bërë përçarje politike. Çadra e Gadafit ka nënshkruar marrëveshje të dëmshme që dikur kanë qenë kauza të VV-së. Çadra e Gadafit është nënshkruar edhe e marrëveshjes së Demarkacionit”, ka thënë Abazi.

Kësisoj, Kusari-Lila e kontaktuar nga Paparaci i ka quajtur tërësisht të parëndësishme këto deklarata të Abazit.

“Nuk e komentoj fare si deklaratë. Është tërësisht e parëndësishme si deklaratë”, tha ajo shkurtimisht.

Këto akuza të Abazit karshi ish-ministres Kusari nuk janë të vetmet. Ai edhe më parë kishte hedhur kritika ndaj saj.

Madje, ai e kishte kritikuar atë se “ka shkaktuar përçarje në grupin parlamentar”.

Të ngjashme