Deputetja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila ka thënë se nëse Driton Gashi mbetet në krye të Agjencionit Kosovar të Intelegjencës (AKI) pas skandalit me arrestimin dhe deportimin e shtetasve turq, do të vuloset kapitullimi i Qeverisë Haradinaj.
Ajo në profilin saj në Facebook ka shkruar se nëse largohet ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj dhe mbetet në detyrë shefi i AKI-së, Driton Gashi, kjo sipas saj, do të thotë kapitullim i shtetit ligjor.
“Ndërsa AKR-ja si partner qeverisës nëse pranon ta largoj ministrin e saj, do ta paguante çmimin të lartë dhe devalvim të shpejtë të saj”, ka shtuar Kusari – Lila.
Postimi i plotë:
“Në rast se ndodh dorëheqja nga Ministri Sefaj dhe mbetja në detyrë e shefit të AKI-së, Driton Gashit, atëherë vuloset me të dyja këmbët dhe duart kapitullimi i:
1. Rendit dhe shtetit ligjor të Kosovës
2. Kryeministrit Haradinaj dhe Qeverisë së tij
3. AKR-së si partner qeverisës me çmim të lartë të hyrjes në Qeveri dhe devalvim të shpejtë të saj në të
Kosova, po e ndryshon rendin Kushtetues në sakrificën e gjashtë shtetasve turq, të cilët u bënë kurban të demokracisë tonë, por të cilët pa dëshirën e tyre, futen në levizje në Kosovë mekanizmin për ndryshimet e shumë pritura nga të gjithë.
Me qetësi dhe maturi duhet të ecim drejt cakut për kthimin e Republikës funskionale parlamentare. Pazareve dhe kompromiseve e shtrenjta në kurriz të Kosovës dhe qytetarëve të saj iu erdh fundi.
Shefi i AKI-së të largohet vetë me pak dinjitet (nëse i ka mbetur sadopak) se sa të nxjerret jashtë nga aty i turpëruar së shpejti.
Ata që ishin pjesë e deportimit të shtetasve turq do t’i pret përgjegjësia penale, jo vetëm institucionale”.