Deputetja nga radhët e Alternativës, Mimosa Kusari-Lila, ka thënë koalicioni PDK-AAK-Nisma nuk i ka numrat për formimin e qeverisë së re.
Ajo ka theksuar se nuk do ta votojnë Kadri Veselin e as Ramush Haradinajn, raporton Ekonomia Online.
Nuk kemi paqrtësi ne lidhje me vendimin tonë. Ne nuk do ta votojmë kryetarin e Kuvendit nëse është Kadri Veseli, po ashtu edhe kryeministrin nga PAN-i Ramush Haradinaj”, ka thënë ajo.
“Një fakt i cili nuk mund të anashkalohet është që z.Veseli ka bërë gjithçka që qeveria të rrëzohet dhe ata të marrin postet”, ka shtuar Kusari-Lila.