Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është përplasur me deputetin e AAK-së, Pal Lekaj, në Komisionin Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria, raporton Ekonomia Online.
Kjo përplasje erdhi pasi ajo ka folur për subvencionimin e Qeverisë.
“Më fal koleg të lutem mos”, i thotë Lekaj, Kusari-Lilas.
“Koleg m’doket nuk po e dini”, ia kthen ajo, teksa Lakaj vazhdon dhe thotë “mos bëni cilësime”.
“Nuk të kemi thirrur ty në raport, mos ia bëni avokatin ministrit”, ka thënë Leka.
Por Kusari-Lila i tha se “ajo është deputete me mandat të qartë”.
“Ju po jepni konkluza, ju po jepni konkluza”, ka thënë Kusari-Lila.