Kusari – Lila i do zgjedhjet në shtator, bashkë me Qeverinë thotë të shkojë edhe Thaçi

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 19:49 | Nga

Kryetarja e Alternativës, deputetja Mimoza Kusari Lila, ka kërkuar që partitë politike të ulën dhe të merren vesh për datën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në televizionin publik ajo tha se sigurisht që këtë vit do të ketë zgjedhje, por sipas saj është mirë që zgjedhjet të ndodhin në vjeshtë dhe paraprakisht të merren vesh se çfarë punësh duhet kryer deri në atë kohë.

Sipas saj bashkë me Qeverinë Haradinaj duhet të rrëzohet edhe presidenti Hashim Thaçi, pasi që siç tha ajo, ai ka bërë shkelje kushtetuese.

Por sipas Kusari – Lilës, nëse partitë nuk i përgjigjen pozitivisht ftesës për një tryezë gjatë kësaj jave, atëherë ka shumë mundësi që te këtë brenda pak ditësh mocion mosbesimi ndaj qeverisë Haradinaj.

Duke e komentuar deklaratën e Haradinajt se ai do t’i jap votat LDK-së për të shkuar në zgjedhje, e ka quajtur jo-serioze, por ajo tha se Haradinaj nuk do të jetë shumë gjatë në ulësen e kryeministrit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme