Kusari: Nuk mund të kemi sundim të ligjit, as shtet demokratik pa rolin e medieve

Prishtinë | 22 Nën 2017 | 16:02 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizoi një ligjëratë për lirinë e shprehjes dhe Ligjin për Medie, me ekspertën e fushës ligjore për medie Flutura Kusarin.  Kjo ligjëratë, temë bazë kishte “Të drejtën e lirisë së shprehjes dhe sundimit të ligjit”, raporton Ekonomia Online.

Ekspertja e fushës ligjore për medie, Flutura Kusari tha se nuk mund të kemi sundim të ligjit e as shtet demokratik pa rolin e medieve.

“Roli i medieve, është thelbësor. Nuk mund të kemi sundim të ligjit, nuk mund të kemi shtet demokratik, pa rolin e mediave që kanë në shoqëri.  Një gazetar nuk e ka të drejtën veç me raportu por ta bëj raportin në bazë të disa kritereve. 3 prej përgjegjësive kryesore të mediave dhe gazetarëve:   Mediet jane mbikqyrës publik, të cilët janë të obliguar të raportojnë për çështje me interes publik, publiku ka të drejtë të informohet për çështje me interes publik, gazetarët obligohen që të raportojnë më mirëbesim dhe bazuar në fakte”

“E drejta e lirisë së shprehjes dhe e drejta e medias. Të dyjat janë me rëndësi elementet kryesore të lirisë së shprehjes.  Liria e shprehjes është e garantuar me instrumente ndërkombëtare dhe vendore. Është Konventa Evropiane për të drejtat e njeriut ku neni 10 i garanton secilit lirinë e shprehjes. Në parim të përgjithshëm që garanton në vete disa elemente. Secili ka të drejtë të thotë atë çka mendon, kemi të drejtë me marr edhe informacione. E drejta e lirisë së shprehjes është e rëndësishme sepse na mundëson vetzhvillimin, shfrytëzimin e të drejtave tjera, pjesëmarrje në zhvillimin e demokracisë, monitorimin e njerëzve në pushtet”, tha Kusari.

Kusari tha se  ligjet duhet të vlejnë për të gjithë njësoj, në rastet kur gjykata thotë diçka vendimi duhet të merret.

“Sundimi i ligjit, është dasht me u identfikiu me disa elemente, vendi i cili ka ligje që publikohen dhe promovohen kemi elementin e transparencës. Ligjet duhet të vlejnë njëjtë për të gjithë. Kur gjykata thotë diçka vendimi duhet të merret. Të drejtat e njeriut duhet të ishin të garantuar, autoritetet duhet të operonin transparente, ku të gjitha këto pika lidhen me lirinë e shprehjes së gazetarëve”

Në anën tjetër, Dafina Zherka nga Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, tha se BE-ja ka financuar projektin për lirinë e shprehjes dhe mbrojtjes së gazetarëve në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës (AGK).

“Zyra e BE-së iu ka kushtuar rëndësi medieve për të qenë të lira dhe të drejtës së mediave duke u fokusuar në sigurinë e medieve”, tha Zhreka.

 

Të ngjashme