Juristja e medias, Flutura Kusari ka reaguar ndaj paralajmërimit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për padi ndaj medias gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), lidhur me një shkrim të publikuar sot.
Në një postim në rrjete sociale, Kusari ka ngritur pikëpyetje mbi nevojën e reagimit publik ndaj kësaj iniciative, duke theksuar se është e qartë si natyra e padisë, ashtu edhe epilogu i saj i mundshëm në gjykatat ndërkombëtare.
“Presidentja Osmani paska paralajmëru padi ndaj medias gjermane FAZ për shkrimin e botuar sot”, ka shkruar Kusari.
Ajo shton se dilema nuk është nëse duhet reaguar apo jo, por se rezultati i një padie të tillë është i parashikueshëm.
“A ka nevojë me dalë unë me qëndrim për këtë iniciativë të Osmanit apo është e qartë se çfarë padie do të ishte ajo dhe çfarë fati do ta kishte ajo padi në Gjermani apo në cilëndo gjykatë të botës?!”, ka theksuar Kusari.