Kusari: Seanca e radhës mbahet më 19 maj

Prishtinë | 16 Maj 2022 | 12:07 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas mbledhjes së rregullt të kryesisë së kuvendit u vendos që seanca e re e kuvendit të mbahet të enjten, më 19 maj, me fillim nga ora dhjetë.

Shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila, tha pikat e rregullta të rendit të ditës, deklarimet jashtë rendit të ditës, pyetjet parlamentare dhe miratimi i procesverbalit, do të pasohen nga miratimi në lexim të dytë të projektligjit për turizmi dhe shqyrtimi i prjektligjit për policinë ushtarake në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Pikat e rregullta të rendit të ditës do të pasohen nga miratimi në lexim të dytë të projektligjit për turizmin, më pas do të bëhet shqyrtimi i projektligjit për policinë ushtarake në FSK dhe shqyrtimi i parë për projektligjin për komisionerin parlamentar për FSK-në. Pas përmbylljes së pikave së seancës së re, do të fillohet me vazhdimin e seancës së papërfunduar, me debatin parlamentar për sigurinë të kërkuar nga GP i AAK-së por që është shtyrë për një ditë tjetër”, u shpreh ajo.

“Kemi diskutuar edhe për konstituimin e ekipit për reformën zgjedhore, ku në mbledhjen e radhës do t’i kemi emrat e anëtarëve që do të marrin pjesë në reformën zgjedhore… Një fakt i pakontestueshëm është që Kosova ka hyrë në një proces stabil të zgjedhjeve që edhe në nivel lokal e qendror kanë qenë shembull për rajonin”, shtoi ajo.

Kusari tha se është diskutuar për konstituimin e fillimit të punës së ekipit për reformën zgjedhore.

“Gjithashtu, sot kemi diskutuar për konstituimin dhe fillimin e punës së ekipit për reformën zgjedhore. Jemi dakorduar që në seancën e ardhshme të kemi emrat e gatshëm të anëtarëve që do të marrin pjesë në reformën zgjedhore. Formula është e njëjtë me atë të komisioneve, LVV ka 5 anëtarë, GP i PDK ka 2, LDK ka 1, AAK 1, Grupi multietnik dhe Lista serbe nga një”.

Të ngjashme