Kush do jenë personazhet e tjerë në “Big Brother VIP 2”

Prishtinë | 18 Kor 2022 | 15:34 | Nga Ekonomia Online

Edicioni i parë  i “Big Brother VIP” u kthye pa dyshim në një nga emisionet më të ndjekur dhe komentuar. I drejtuar nga Arbana Osmani, pjesë e shtëpisë më të famshme ndryshe nga herët e tjera, ishin persona Vip të skenës shqiptare, sezoni i dytë është paralajmëruar se do vijë në dhjetor përsëri, pas Kupës së Botës.

Por pas këtij lajmi menjëherë kanë nisur aludimet se kush do të jenë banorët e ardhshëm të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Sipas burimeve të “iconstyle.al”, Aleksia Peleshi është një ndër emrat e konfirmuar tashmë, që do të jetë pjesë e këtij formati televiziv. Ndërkohë që aludohen dhe disa emra të tjerë si për shembull ai i Blerim Destanit, i cili u pa në shoqërinë e Arbana Osmanit së fundmi. Shumë personazhe të njohur kanë marrë një ftesë si, Era Istrefi, Kejvina Kthella, Oriola Marashi, Sara Hoxha, por që për shkak të angazhimeve të ndryshme kanë dhënë përgjigje negative ose jo akoma përfundimtare.

Ndërkohën disa personazhe kanë qenë mjaft të prerë në përgjigjet e tyre si Fjoralba Ponari  e cila e ka refuzuar ftesën për të qenë pjesë e “Big Brother 2”. Vetë moderatorja ka shpjeguar në rrjetet sociale se ajo është shumë e angazhuar dhe aktive në përditshmërinë e saj për të marrë pjesë.

Të ngjashme