Kush do ta zëvendësonte Kim Jong Un në fronin e Koresë së Veriut?

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 07:47 | Nga Ekonomia Online

Lideri Suprem i shtetit super komunist Kim Jong Un raportohet se është sëmurë keq dhe nuk është në gjendje të mirë shëndetësore, megjithëse kjo u mohua nga regjimi tjetër pervers diktatorial i Kinës ende mbetet e paqartë se kush do ta zëvendësonte atë në rast të vdekjes.

Për fëmijët e tij nuk ka informacion, gjysmë vëllai urdhëroi ta vrasin dhe e vranë në Malajzi, mbetet një motër më e re dhe halla që urdhëroi të ja vrasin burrin

Koreja e Veriut deri sot asnjëherë nuk ka shpallur se kush do të mund ta zëvendësonte Kim Jong Un në rast se ai nuk mund të ushtroj detyrat e tij prej një lideri suprem të Koresë së Veriut.

Nuk ka as informacion rreth fëmijëve të tij, e analistët konsiderojnë se motra e tij më e re dhe njerëzit që janë besnik do të mund të zgjidhnin ‘regjentë’ deri sa trashëgimtari do të arrinte moshën madhore.  Gjysmë vëllain e tij Kim Jong-nam urdhëroi ta vrasin në një atentat bizar të kryer nga shërbimi sekret korean verior në Malajzi. Ai konsiderohej për një periudhë si trashëgimtari i të atit.

Koreja e Jugut dhe Kina sot dolën skeptike rreth sëmundjes së rëndë të Kim Jong Un pas ndërhyrjes kirurgjike kardiovaskulare, megjithatë janë të shumtë ata që vënë në dyshim çdo njoftim që del nga Kina, jo pa arsye.

Kim Jong Un tani 36 vjeç erdhi në pushtet pas vdekjes së të atit, i cili vdiq pas infarktit, e spekulohet se motra e tij e vogël Kim Jo Jong, 31-vjeq, që gjatë dy viteve të fundit më së shumti i qëndroi në krah të vëllait gjatë udhëtimeve dhe mbledhjeve, mund të jetë trashëgimtarja.

“Kim Jo Jong tani për tani do të jetë fuqia kryesore me kontroll të organizatës dhe departamenteve udhëheqëse, drejtësinë dhe sigurinë” tha Cho Han-Bum nga Instituti Korean për Unifikim.

Mediet spekulojnë po ashtu se halla e Kim Jong Un të sëmurë mund të jetë në qendër të vëmendjes tani. Kim Kjong Hui nuk është parë në publik që prej se Kim Jong Un urdhëroi vrasjen e burrit të saj.

Të ngjashme