Kristian Marku, 30 vjeç nga Rrësheni u ekzekutua në një atentat me armë zjarri brenda automjetit të hënën, teksa udhëtonte në autostradën Vlorë-Fier.
Ngjarja ndodhi në afërsi të një karburanti në zonën e Novoselës, ku drejt automjetit me të cilin udhëtonte viktima është qëlluar me breshëri automatiku duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
Viktima Kristian Marku ishte person me precedent penal për “Vrasje me dashje në bashkëpunim mbetur ne tentative” dhe “Mbajtja pa leje e armeve te zjarrit dhe municionit luftarak”, raporton euronews.al
Shtetasi Kristian Marku alias Kristi Bardhi dyshohet të jetë autor në ngjarjen e datës 26.03.2023, në Rrëshen, Mirditë, ku pati të shtëna me armë zjarri ne drejtim te shtetasit me iniciale S. R..