Kush është 66 vjeçari që u gjet i vdekur në Mitrovicë

Prishtinë | 28 Maj 2020 | 12:40 | Nga Ekonomia Online

Një person është gjetur sot pa shenja jete në Mitrovicë.

Policia dhe zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, përkatësisht afër Liqenit ku është evidentuar trupi i pajetë i një personi.

“Jepi Zë” mëson se viktima është 66 vjeçari, Shemsedin Miftari.

Deri tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, mirëpo dihet se dje familjarët e kishin lajmëruar të zhdukur.

Të ngjashme