Kush identifikohet (e kush jo) me shtetin e Kosovës?

Prishtinë | 06 Jan 2025 | 22:33 | Nga Milazim Krasniqi

1.Fshatarët tashmë nuk duken aq të lidhur me shtetin tonë të ri. Remitencat, dalja në qytet, emigracioni, e kanë shpërbërë mënyrën e jetesës dhe e kanë zbehë interesin e fshatarëve për shtetin. Shikojini fshatrat e periferisë se si janë shpopulluar dhe e keni të qartë se fshati po zhbëhet.

  1. Emigracioni gjithnjë e më shumë e sheh Kosovën si destinacion turistik. Ndikimi i tyre është vetëm se kush nuk do të qeverisë, por aspak se si do të qeveriset. Duke votuar qevrinë që është nën masat e BE-së, militantizmi i tyre mund të kthehet në dëm për interesat shtetërore të Kosovës.
  2. Rinia studentore duan të ikin një orë e më parë, prandaj aktivizmi i saj i para disa vitesh faktikisht është shuar.
  3. Pensionistët janë të pafuqishëm. Pensionet nuk u mjaftojnë për të jetuar të pavarur, varësia nga familja i bën të bëhen të dëgjueshëm, të mbyllin gojën.
  4. Biznesnenët, meqë nuk ka investime të huaja, nuk kanë konkurencë, prandaj ndihen komod dhe indiferent. Ndër të tjera, shumë prej tyre vjedhin taksat. (Vetëm shikojini restorantet që nuk japin kupona fiskalë dhe e kuptoni.)
  5. Elitat janë teknicistizuar, kombëtarisht janë debilizuar bukur shumë, për shkak të degradimit të universiteteve ndër vite.
  6. Prezenca ushtarake e KFOR na e bën të qartë mungesën e sovranitetit shtetëror të Kosovës. E pra njerëzit e presin sovranitetin si dhuratë, jo si rezultat të ndërtimit të shtetit. Prandaj nuk e duan shtetin josovran, ndërsa shtetin sovran nuk përpiqen ta bëjnë.
  7. Shqipëria ka filluar të perceptohet si Tjetri. Ndërsa Kosova e ka të vështirë mbijetesën shtetërore, pa mbështjetjen e Shqipërisë.
  8. Serbia vazhdon të përjetohet me të drejtë si armik dhe rrezik potencial, por frika neurotike prej saj ka rrezik se po e nxitë largimin e shqiptarëve nga Kosova.
  9. Islamofobia është produkt i frustrimit, deprimimit. Dhe e dëmton kohezionin social e nacional dhe interesin shtetëror.
  10. Nacionalizmi shqiptar është klinikisht i vdekur në Kosovë, ndërsa pa nacionalizëm kombi nuk regjenerohet. Pa komb shteti nuk funksionon.
  11. Kapni secili mendoni se çka mund të bëjmë për këtë shtet, i cili për ne do të thotë ekzistencë.

Të ngjashme