Presidenti i Partisë Popullore të Serbisë i ka bërë thirrje qeverisë serbe që kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën ta shpall “persona non grata” në Serbi për shkak të deklaratave të tij në lidhje me mundësinë e bashkimit të Shqipërisë me Kosovën.
Në një deklaratë me shkrim për mediat, Popoviq thotë se partia e tij deklaratën e Ramës e sheh si kërcënim serioz se “Shqipëria në të ardhmen planifikon anekisimin e Kosovës e që sipas Kushtetutës sonë është pjesë përbërëse dhe e patjetërsueshme e Serbisë”.