Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi iu ka reaguar deputetëve që po flisnin nga ulëset e tyre, derisa, ai po mbante fjalim në Kuvend të Kosovës.
“Kush po i jep zor bre qatje përmas, çka ka”, ka thënë Gashi derisa, deputetët po bënin zhurmë duke mos e dëgjuar fjalimin e tij.
“Përfitimi i sotëm është humbja e nesërme, sot i con nja tre vetë në bord, po humbja e madhe është nesër, rrugë e kapjes së institucioneve, ju po e shkatërroni traditën e cila ka qenë traditë e vlerësimit individual”.
“Këto sot nuk po shiten, po i trajtoni si mekanizëm për me kap pushtetin, do të ju mbet në fyt nesër”.