Elhame Kutllovci regjisore e shfaqjes, paraqet para publikut shfaqjen eksperimentale “Barbara” për vikitimat e dhunës nga lufta në Kosovë. Shfaqja “Barbara” do të ipet premier nesër nga ora 20:00 në Teatrin Dodona.
“Barbara” është një shfaqje teatrore eksperimentale e krijuar mbi motivet e poezisë “Barbara” të poetit të shquar francez Jacques Prevert (Zhak Prever), si dhe mbi disa dëshmi ngjethëse të viktimave të dhunës gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Përmes fjalës, poezisë, tingullit dhe gjuhës së trupit, kjo shfaqje mëton të trajtojë një temë të ndjeshme dhe universale, e cila në rastin tonë, falë bashkëdyzimit të materieve poetike dhe dokumentareske, sjell para publikut fatet e përbashkëta tragjike të njerëzve nga kohë dhe vende të ndryshme.
Shfaqja “Barbara” është, gjithashtu, edhe një metaforë skenike mbi viktimat e dhunës fizike e seksuale, si dhe një rekuiem poetik mbi fatet e pandriçuara të të zhdukurve të shumtë gjatë luftës në Kosovë dhe kudo nëpër botë.
Në këtë shfaqje luajn: Qendrese Kajtazi, Edlir Gashi, përformuese në violonçello: Gresa Broqi, kostumografe: Jetmira Hoxha, Dizajn i ndriçimit: Skender Latifi.