Kuvendi afgan aprovon lirimin e 400 të burgosurve talibanë

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 09:41 | Nga Ekonomia Online

Një kuvend i madh afgan, i njohur si Loya Jirga, të dielën ka miratuar lirimin e 400 të burgosurve talibanë, thuhet në një rezolutë, raporton Reuters.

Kjo i hap rrugë bisedimeve për paqe në këtë vend lufte, transmeton KOHA.

“Në mënyrë që të largojë pengesat, fillimi i procesit të paqes dhe ndalja e gjakderdhjes, Loya Jirga ka aprovuar lirimin e 400 talibanëve”, thuhet në rezolutë.

Qeveria afgane të premten ka mbledhur në Kabul kuvendin për të vendosur për fatin e qindrave të burgosurve. Talibanët insistojnë se ata duhet të lirohen para se të hyjnë në bisedimet për paqe me qeverinë.

Të ngjashme