Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë aprovuar deklaratën e harmonizuar nga gjashtë Grupet Parlamentare lidhur me çështjen e prezantimit të Kosovës, gjegjësisht lidhur me çështjen e përdorimit të fusnotës.
Nga 85 deputetë në sallë 80 kanë votuar pro ndërkaq 5 kundër.
Kuvendi nuk e miratoi marrëveshjen për Fondin e Ballkanit Perëndimor
Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk i kanë dhënë votat e mjaftueshme për ratifikimin e marrëveshjes për themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor.
Nga 81 deputetë që ishin në sallë, 70 votuan për 2 kundër ndërkaq 9 abstenuan.
Opozita ishte kundër kësaj marrëveshje ndërsa ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj disa herë kërkoi që kjo marrëveshje të votohet.