Me 89 vota për asnjë kundër dhe asnjë abstenim Kuvendi i Kosovës ka miratuar Marrëveshjen financiare për IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, raporton Ekonomia Online.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka paraqitur këtë projektligj para deputetëve.
Bislimi ka treguar se demokracia dhe qeverisja, mjedisi e sundimi i ligjit janë vetëm disa nga sektorët që do t’i mbuloj marrëveshja.
“Është kjo marrëveshja e fundit për periudhën 2014/2020 dhe pas kësaj qeveria do të punon me BE-në në kuadër të IPA për periudhën 2021/2027.Fondet e kësaj marrëveshje janë për rimëkëmbjen ekonomike një pjesë e cilës është ratifikuar në Kuvend”.
“Marrëveshja Financiare për IPA 2020 është përfunduar vitin e kaluar. Sektorët që mbuloj marrëveshja janë demokracia dhe qeverisja, luftimi i pasojave të pandemisë, asistenca për qasjen e Kosovës në Bashkimin Evropian, ndërsa sektori i sundimit të ligjit kap vlerën e 10 milionë euro”.
Ndërsa kryetarja e Komisionit për Integrim Evropian, Rezarta Krasniqi tha se marrëveshja ka rëndësi të veçantë në hvillimin e sektorëve si të demokracisë mjedisit, arsimit e zhvillimit rural.
“Marrëveshja Financiare ka për qëllim zbatimin e asistencës nga BE-ja. Kjo marrëveshje ka rëndësi të veçantë që lejon zhvillimin e sektorëve të demokracisë, mjedisit e zhvillimin rural”.
Nga VV-ja Arbreshë Kyreziu tha se Kosova nga kjo marrëveshje do të fitojë 90.2 milionë euro.
“Kosova nga kjo marrëveshja do të fitojë 90.2 milionë. Pjesa më e madhe e IPA 2 është negociuar nga qeveria Kurti 1. Pjesa më e madhe e fondeve do të drejtohen për çështjes e mjedisit dhe ato klimatike”.
Deputetja Blerta Deliu-Kodra tha se pavarësisht dallimeve PDK-ja do të mbështesin këtë marrëveshje ndërmjet BE-së dhe Kosovës.
“Përballja me Covid-19 e ka shkatërruar ekonominë e vendit dhe vetë BE- ja një pjesë të madhe ta destinojë për bizneset e vogla”.
Ndërsa deputetja e LDK-së Marigona Geci i ka kujtuar kohën VV-së kur nuk i votonte marrëveshjet ndërkombëtare.
“Marrëveshjet ndërkombëtare nuk janë të pozitës dhe as të pozitës, pasi që VV-ja dikur nuk i ka mbështetur pavarësisht që ju nuk i keni votuar dhe nuk duhet të veprojmë njëjtë si ju”.
Edhe AAK-ja e ka mbështetur marrëveshjen ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, kështu tha shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti Bensik Tahiri, raporton EO.
Tahiri ka pësuar kritika ndaj Qeverisë karshi agjendës së integrimit evropian.
“AAK-ja do të mbështet këtë marrëveshje dhe ka një rëndësi të veçantë që prek jo vetëm aspektet me ekonominë, mirëpo edhe sektorë të tjerë. Si Qeveri jeni me aktivitetin me të dobët sa i përket agjendës së integrimit Evropian”.